Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 25 shtator 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzeteshtatë (127) aktakuza kundër njëqindegjashtëdhjetetre (163) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një kamioni “MAN”, çelësat e kamionit, dhe dru të llojit ahu, në sasi prej 9.69m³ .

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tetë (8) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulm seksual”. Njëkohësisht, kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamioni dhe një sasie të masës drunore, për shkak të veprës penale “Vjedhje Pylli”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

 

Prishtinë

67 – 89

7

5 – 8

/

/

Prizren

12 – 14

/

/

/

/

Pejë

3 – 3

/

1 – 1

/

1

Gjilan

7 – 7

/

1 – 1

/

/

Gjakovë

10 – 15

/

1 – 1

/

/

Mitrovicë

16 – 16

/

/

/

/

Ferizaj

12 - 19

2

/

/

/

Totali

127 – 163

9

8 – 11

/

1

 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”, si dhe katër (4) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Ngacmimi”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”
Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”
Tetë (8) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shantazhi”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, në Departamentin për të Mitur, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”.


Prokuroria Themelore Pejë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Gjatë ditës se djeshme Prokuroria e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi për veprën penale “Sulm seksual”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Një kamion “MAN”, çelësat e kamionit, dhe dru të llojit ahu në sasi prej 9.69m³ .

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.


Aktakuzat:
Prokuroria në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale” Lëndim i lehtë trupor” dhe “ Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Minierat dhe Mineralet”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
Katër (4) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Katër (4) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas KPRK-së
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh