Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26 shtator 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetetetë (98) aktakuza kundër njëqindenjëzetegjashtë (126) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë (11) persona si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një kamioni dhe një sasie të masës drunore, për shkak të veprës penale “Vjedhje Pylli”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, si dhe gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obdukim trupi i pajetë i një të burgosuri në burgun e Dubravës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Hetim i vdekjes”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale si dhe ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamioni dhe një sasie të masës drunore, për shkak të veprës penale “Vjedhje Pylli”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara ka ndalur pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dysuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit,ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

43-59

3

4-7

/

/

Prizren

17-22

/

/

/

/

Pejë

7-11

1

/

/

1

Gjilan

8-8

5

/

/

/

Gjakovë

3-3

1

/

/

/

Mitrovicë

11-12

1

/

/

/

Ferizaj

9-11

/

/

/

/

Totali

98-126

11

4-7

/

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”
Tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi në tentativë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkelja e detyrimeve familjare”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Shmangja nga tatimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose materieve plasëse”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Lendim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve” ,
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Dhunë në familje” ,
Një (1) aktakuzë për veprën penale “ Bashkësia jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeçare”.

Sekuestrimet:

Një (1) kamion i llojit Sauer model D290 Fx2
Çelsat e kamionit
Masë drusore, dru teknik e llojit brehu pa leje transporti, me dimenzione te ndryshme në sasi prej rreth 2.26m³

Rastet tjera me interes për publikun:

Me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obdukim trupi i pajetë i një të burgosuri në burgun e Dubravës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Hetim i vdekjes”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria në Gjilan, në katër raste të ndara ka ndalur pesë (5) persona të dyshuar.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Në njërin rast, dy persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Shitblerje e armëve’’, ndërsa, në rastin tjetër, një person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit’’.
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, për 48 orë. Njëri me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi’’, ndërsa tjetri për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.


Aktakuzat:
Prokuroria në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësoi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ Sulmi”, lidhur me veprën penale “ Dhuna ne familje”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulmi”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulmi”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është ndaluar një (1) person, i cili dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

- Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “;
- Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
- Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje“;
- Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“;
- Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“;
- Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës“;
- Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
- Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vetgjyqësi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.
 


Shkarko raportin 24 orësh