Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 28 shtator 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetetëmbëdhjetë (118) aktakuza kundër njëqindetridhjetenëntë (139) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit njofton se ka bërë një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në komunën e Prishtinës, me dyshimin se dy (2) persona kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Nga kjo bastisje e realizuar, janë sekuestruar, afro 150 gr substancë narkotike e llojit marihuanë, një (1) peshore digjitale dhe disa qese plastike.

Po ashtu, me rastin e ndalimit të një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur një (1) kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, për lëshimin e urdhrit për sekuestrim të përkohshëm. Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:
- Një (1) qese plastike ku brenda saj kishte 5 qese të dyshuar për narkotikë e llojit “marihuan”, me peshë 3.55 gram.
- Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “marihuan”, me peshë 5.51 gram.
- Një (1) pako me rizlla me mbishkrimin “OCB SLIM”,
- Një (1) gavanoz qelqi me substancë të dyshuar për narkotikë, e llojit “marihuan”, me peshë 52 gram.

Gjithashtu, në Prokurorinë Themelore të Pejës janë sekuestruar, një kamion “Mercedess”,çelësat e kamionit, dhe masë drusore në sasi prej 13 trupash me dimensione 6 metërshe.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë. Nga kjo bastisje e realizuar, janë sekuestruar, afro 150 gr substancë narkotike të llojit marihuanë, një (1) peshore digjitale dhe disa qese plastike. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ku me rastin e ndalimit të tij, është kryer edhe bastisje.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së premte janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, prokuroria themelore e Pejës, ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një kamioni “Mercedess”, çelësat e kamionit, dhe masë drusore në sasi prej 13 trupash me dimensione 6 metërshe. Gjatë 24 orëve të datës 27 shtator Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuarpër secilën prokurori.

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

30 – 42

4

3 – 3

1

1

Prizren

14 – 16

1

/

/

1

Pejë

7 – 7

2

/

/

1

Gjilan

19 - 19

5

4 – 4

/

/

Gjakovë

15 - 16

/

/

/

/

Mitrovicë

26 - 31

/

/

/

/

Ferizaj

7 – 8

2

1 – 2

/

/

Totali

118 – 139

14

8 – 9

1

3

 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja në tentativë”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Bastisje:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në komunën e Prishtinës, me dyshimin se dy (2) persona kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Sekuestrimet e përkohshme:
Nga kjo bastisje e realizuar, janë sekuestruar, afro 150 gr substancë narkotike e llojit marihuanë, një (1) peshore digjitale dhe disa qese plastike.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shantazhi”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.


Sekuestrimet e përkohshme:
Me rastin e ndalimit të një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur një (1) kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, për lëshimin e urdhrit për sekuestrim të përkohshëm. Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:
- Një (1) qese plastike ku brenda saj kishte 5 qese të dyshuar për narkotikë e llojit “marihuan”, me peshë 3.55 gram.
- Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “marihuan”, me peshë 5.51 gram.
- Një (1) pako me rizlla me mbishkrimin “OCB SLIM”,
- Një (1) gavanoz qelqi me substancë të dyshuar për narkotikë, e llojit “marihuan”, me peshë 52 gram.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së premte nga prokurori i shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.


Sekuestrimet e përkohshme:
Një kamion “Mercedess”,çelësat e kamionit, dhe masë drusore në sasi prej 13 trupash me dimensione 6 metërshe.


Aktakuzat:
Një aktakuzë për veprën penale “Blerja, posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Një aktakuzë për veprën penale “Ngacmim seksual”
Tri aktakuza për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve ”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se paluajtshme”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Në njërin rast, Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale "Falsifikimi i parasë", ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, në njërin rast ka ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale "Dhuna në familje", kurse në rastin tjetër, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprat penale: "Tentim vjedhje", " Vjedhje" dhe "Vjedhje e rëndë".


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar. Një kërkesë ndaj një personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Sulmi’’. Një kërkesë ndaj një personi me dyshimin e veprës penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe një kërkesë ndaj një personi me dyshimin ka kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’.


Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për këto vepra penale:
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) person për veprat penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulmi”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “ Sulm ndaj personit zyrtar”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Arratisje e personit të privuar nga liria“;
Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim dokumenti“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Përdorim i armës“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli“.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë“.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje“.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”. 
 


Shkarko raportin 24 orësh