Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 30 shtator 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (1) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, për periudhën raportuese, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Lëndime të rënda trupore”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se është gjetur pa shenja jete trupi i gruas së zhdukur nga fshati Mushnikovë – Komuna e Prizrenit. Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri në Prizren së bashku më brigadën e Zjarrfikësve, FSK-në dhe Policinë e Kosovës kanë qenë në kërkim të saj që nga data 27 shtator 2019 kur është raportuar si e zhdukur. Pas kërkimeve intensive, gruaja e zhdukur e nacionalitetit serb, është gjetur pa shenja jetë në afërsi të lumit të fshatit Mushnikovë. Me urdhër të prokurores kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

4

1 - 2

/

/

Prizren

/

/

/

/

/

Pejë

/

1

/

/

/

Gjilan

/

1

/

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

/

/

/

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

6

1 – 2

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, për veprën penale “Vjedhje”, dy (2) persona për veprën penale “Vjedhje e rëndë” si dhe një (1) person për veprën penale “Kanosje”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokurori kujdestar në Departamentin e Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Raste tjera me interes për publikun:
Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur në Mushnikovë
Është gjetur pa shenja jete trupi i gruas së zhdukur nga fshati Mushnikovë – Komuna e Prizrenit. Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri në Prizren së bashku më brigadën e Zjarrfikësve, FSK-në dhe Policinë e Kosovës kanë qenë në kërkim të saj që nga data 27 shtator 2019 kur është raportuar si e zhdukur. Pas kërkimeve intensive, gruaja e zhdukur e nacionalitetit serb, është gjetur pa shenja jetë në afërsi të lumit të fshatit Mushnikovë.
Me urdhër të prokurores kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Lëndime të rënda trupore”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale "Dhuna në familje".


Shkarko raportin 24 orësh