Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 23 Prill 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e tre (33) aktakuza kundër tridhjetë e gjashtë (36) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6)  personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

9-9

9-11

-

6-7

-

6-6

3-3

33-36

Ndalimet

-

4

1

3

1

1

-

3

13

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

1-1

-

-

-

1-1

-

-

2-2

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona për veprën penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Grabitja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale Lëndimi i rëndë trupor

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6)  personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit “,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve “.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve  të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” . 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.


Shkarko raportin 24 orësh