Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 29 Korrik 2023  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) presona të dyshuar për kryerje të veprave  penale dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe ka ngritur pesë aktakuza (5), kundër pesë (5) personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1-1

25-26

12-16

-

6-6

5-5

1-1

4-4

54-59

Ndalimet

-

4

-

3

1

11

-

1

20

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

-

-

1-1

-

-

-

1-1

2-2

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së. 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe  një (1) person për veprën penale “Kanosje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale” Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrëmbimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë  (16) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Dy (2) aktakuzë kundër tre (3) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit ”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosje”;

Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi Seksual”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje ”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) presona të dyshuar për kryerje të veprave  penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar “ dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Deklarim i rremë nën betim”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vrasje në tentativë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe tre (3) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”. 

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave  psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”. 

 


Shkarko raportin 24 orësh