Mbahet takimi koordinues për veprat penale kundër integritetit seksual
Pejë, 13 dhjetor –Prokurorja e shtetit, Sanije Seferi-Gashi, e caktuar si koordinatore për veprat penale kundër integritetit seksual, ka mbajtur takim në Prokurorinë Themelore të Pejës me përfaqësuesit e institucioneve nga Policia e Kosovës, Komuna e Pejës, drejtorë të shkollave dhe qendrës për punë sociale me qellim të parandalimit dhe luftimit të këtyre rasteve.
Koordinatorja e caktuar në Prokurorinë Themelore të Pejës, Sanije Gashi-Seferi, theksoi se kohëve të fundit rritja e numrit të këtyre rasteve është shqetësuese, andaj, sipas saj, duhet koordinuar të gjitha institucionet që këto vepra penale të parandalohen dhe luftohen, pasi që janë edhe prioritet i Prokurorisë së Shtetit.
Gjithashtu, konkluzionet e propozuara gjatë këtij takimit nga të pranishmit u tha që do unifikohen për praktika me efikase gjatë punës zyrtare për parandalimin dhe luftimin kundër integritetit seksual.