Dikutohet niveli i sigurisë dhe shkëmbimit i të dhënave nëpër prokurori
Prishtinë, 23 shkurt 2021 – Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Veton Shabani, ka mbajtur takim me anëtarë të komisioneve të përhershme, prokurorë dhe udhëheqësit e Sekretariatit dhe Njësitit të KPK-së.
Në takim është diskutuar avancimi i shkëmbimit elektronik të të dhënave në mes të sistemit të Policisë së Kosovës dhe Sistemit për Menaxhimin Informativ të të Dhënave në Prokurori, duke eliminuar procesin e punës manuale dhe problemet, të cilat janë shfaqur si rezultat i këtij veprimi.
Po ashtu është diskutuar edhe niveli i sigurisë së të dhënave, pasi që nga muaji nëntor 2018 ka filluar përdorimi i SMIL-it dhe të gjitha raste regjistrohen në këtë sistem.
Në fund të takimit është konstatuar që është e nevojshme që vazhdimisht të kemi takime të rregullta me prokuroritë dhe institucionet, me të cilat shkëmben të dhënat, me qëllim të avancimit të sistemeve elektronike.