Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisionet e përhershme të KPK-së, kanë mbajtur takim për analizimin e akteve nënligjore

Prishtinë, 14 korrik 2017 – Komisioni për çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka mbajtur takim të përbashkët me komisionet e përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Pikë e rendit të ditës ishte analiza për harmonizimin e akteve nënligjore të Këshillit dhe rekomandimet përkatëse si një aktivitet i Komisionit për çështje Normative, e që është i paraparë në kuadër të Planit të Punës së Komisionit për vitin 2017.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme, përfaqësues nga administrata e Këshillit, përfshirë drejtorin e Sekretariatit si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, EULEX, projektit të Binjakëzimit.

Fillimisht Kryesuesi i Komisionit për çështje Normative, Bahri Hyseni, njoftoi të pranishmit me procesin e analizimit të akteve që duhet plotësohen dhe ndryshohen, ku me këtë rast ftojë të pranishmit për të dhënë propozimet e tyre se cilat akte duhet të ndryshohen.

Kryesuesit e komisioneve të përhershme të Këshillit, e vlerësuan këtë iniciativë të Komisionit për çështje Normative si dhe u deklaruan se do të kontribuojnë me propozimet e tyre për aktet nënligjore që ata i vlerësojnë se duhet të rishikohen.

Në fund të takimit, të parimisht u pajtuan që:
- Të vazhdohet me analizimin e akteve normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës;
- Që çdo komision i Këshillit duhet që deri në fillim të muajit shtator 2017, të dërgojnë propozime konkrete për ndryshimet dhe plotësimet eventuale të akteve nënligjore, si dhe u pajtuan që pas propozimeve të komisioneve lidhur me plotësim ndryshimet e akteve nënligjore, komisionet të fillojnë punën hartimit të draft-akteve nënligjore e të cilët më pas do të dërgohen në Këshillin Prokurorial për miratim.