Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Gashi priti në takim pjesëtarë të KFOR-it amerikan

 

Prishtinë, 20 mars 2024– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme Majorin May, prokuror me përvojë 30 vjeçare në shtetin federal të Gjeorgjisë në SHBA, tani Kryesues i Zyrës Ligjore në kampin Bondsteel dhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan të këtij Kampi.

Fillimisht Kryeprokurori Gashi iu shprehi mirëseardhje të pranishmëve, si dhe i njoftoi për organizimin, funksionalizimin e aktivitetet e përditshme të cilat i realizon kjo prokurori.

Gjatë këtij takimi u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit me të njëjtit, veçanërisht në ofrimin e trajnimeve nga ekspertë të fushës penale, bazuar dhe në përvojën e tyre në SHBA, për prokurorët e kësaj prokurorie, në shërbim të sundimit më të mirë të ligjit.