Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Prishtinë shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas

 

Prishtinë, 8 mars 2024– Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Zëvendës Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Elza Bajrami Kastrati, së bashku me prokuroret e shtetit Shenaj Berisha dhe Mimoza Shala, si dhe nën shoqërimin e përfaqësueseve nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, kanë uruar në këtë ditë të veçantë të gjitha punonjëset e kësaj prokurorie dhe me këtë rast u kanë shprehur mirënjohje e solidaritet.

Në këtë aktivitet, u shpalosën përvojat e tyre dhe gjithë sakrificat e puna që është bërë që nga fillimi i karrierës së tyre për të arritur në pozitat të cilat i ushtrojnë aktualisht, me qëllim të inkurajimit për pjesëmarrje më të madhe të grave në sistemin e drejtësisë dhe në avancimin e tyre, e po ashtu në fuqizimin e mbrojtjen e të drejtave të grave në shoqërinë tonë.