Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Gashi takoi përfaqësuesit nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë

 

Prishtinë, 29 shkurt 2024– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Ambasadës së Britanisë, Eulex, OSBE dhe Eukojust, me të cilët ka diskutuar draftin e Planit Vjetor të Punës së kësaj prokurorie për vitin 2024.

Gjatë këtij takimi, është diskutuar lidhur me objektivat e Planit Vjetor të Punës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vitin 2024, me ç’ rast përfaqësuesit nga shoqëria civile e partnerët ndërkombëtarë kanë pasur mundësinë t’i japin rekomandimet e tyre në hartimin e versionit final të këtij Plani.

Në këtë takim u diskutuan edhe çështje të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në nevojat e shoqërisë civile dhe në fuqizimin e transparencës e përmirësimit të besueshmërisë dhe perceptimit të publikut për sistemin prokurorial në përgjithësi.

Kryeprokurori Gashi, vlerësoi rolin dhe punën e organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë, si dhe u zotua se çdo rekomandim i nxjerrë gjatë këtij takimi do të shqyrtohet dhe përfshihet në implementimin e Planit Vjetor të Punës së kësaj prokurorie për vitin 2024, derisa për pjesëmarrësit ishte më se i mirëseardhur ky takim i përbashkët.

Në fund të këtij takimi, të pranishmit u pajtuan për avancimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të rregullt në realizimin e objektivave të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.