Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Dhoma për intervistimin e të miturve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë u pajis me lodra e materiale edukative për të miturit nga Ambasada Amerikane në Kosovë

 

Prishtinë, 20 shkurt 2024– Dhomës për intervistimin e të miturve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot iu shtuan lodra të reja për fëmijë e materiale edukative për të miturit të cilët intervistohen nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie, si dhe nga mbrojtësit e viktimave të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.

Donacionin e dhuruar nga përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë e pranoi Kryeprokurori Zejnullah Gashi, duke shprehur mirënjohje të thellë për Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, e cila ka dhënë mbështetje të vazhdueshme institucionit të Prokurorit të Shtetit, e po ashtu Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me krijimin e kushteve më të mira për intervistimin e të miturve, përmes inaugurimit të Dhomës për intervistimin e të miturve në këtë prokurori në vitin 2019, e cila ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit të punës në Departamentin për të Mitur.