Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Mitrovicë mban takim në kuadër të ‘’Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit’’

 

Mitrovicë, 24 tetor 2023 – Në kuadër të shënimit të javës për të drejtat e viktimave të krimit, organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, është mbajtur sot në Mitrovicë tryeza me partnerë ndërinstitucionalë, me moton Mbroje viktimën parandalo riviktimizimin“.  

Kjo tryezë është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, dhe pjesëmarrës në të kanë qenë përfaqësues të prokurorisë, gjykatës, policisë, mbrojtëseve te viktimave, Qendrës për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit, Shërbimi Sprovues, etj.

Sipas Kryeprokurorit Ujkani, organizimi i kësaj tryeze ka për qëllim angazhimin e te gjitha institucioneve për te mbështetur viktimat e krimit, mbrojtjen e te drejtave te tyre qe ju garantohen me Kushtetutë dhe Ligjet e Republikës se Kosovës, trajtimin me urgjence e prioritet dhe profesionalizëm te rasteve te Dhunës ne familje, Trafikimit me qenie njerëzore, veprave penale kundër integritetit seksual etj.

Ndërsa, kryerësit e krimeve duhet të ndiqen penalisht dhe te dënohen sipas ligjit ne pajtim me udhëzuesit e Gjykatës Supreme te Kosovës dhe udhëzuesit për Politiken Ndëshkimore qe ka nxjerr  Kryeprokurori i shtetit dhe kryerësit te marrin dënimet e merituara për te forcuar besimin e publikut e sidomos tek viktimat e krimit ne sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, sipas Ujkanit, angazhimi i të gjitha institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e te drejtave te  viktimave të krimit duhet të jetë permanent dhe nuk duhet të mungojë, dhe vetëm duke vepruar së bashku dhe pa kompromis do të përmbushim rolin në  parandalimin e krimeve potenciale dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.

Gjate tryezës janë zhvilluar diskutime nga përfaqësuesit e institucioneve relevante për angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për ndalimin e dhunës ndaj viktimave si dhe mbrojtur viktimat dhe parandaluar ri viktimizimin e tyre.

Në fund të diskutimeve pjesëmarrësit e kësaj tryeze u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin në mes të institucioneve, e po ashtu u koordinuan për nxjerrjen e konkluzioneve të cilat do të shërbejnë për ngritjen e efikasitetit gjatë trajtimit të këtyre rasteve të ndjeshme për shoqërinë.