Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Finalizohet drafti i Rregullores për shtesat dhe kompensimet në sistemin prokurorial

Prishtinë, 28 prill 2023 – Komisioni për Çështje Normative, i udhëhequr nga anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin ka finalizuar draftin e Rregullores për shtesat dhe kompensimet për prokurorët e shtetit dhe të punësuarit e sistemit prokurorial.

Në këtë draft parashihet rregullimi i shtesave dhe kompensimeve për prokurorët e shtetit, anëtarëve të Këshillit dhe të trupave të tij, si dhe për të punësuarit në sistemin prokurorial, në bazë të të cilit përcaktohen kriteret, kushtet, rregullat, mënyra e llogaritjes dhe procedura për përfitimin e këtyre shtesave dhe kompensimeve,

Pas përfundimit të këtij drafti, anëtarët e këtij komisioni propozuan që i njëjti të dërgohet për miratim në takimin e radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës.