Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni Mbikëqyrës për Monitorimin e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike viziton Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

Prishtinë, 12 prill 2023 –  Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Strategjisë së sistemit prokurorial (2022-2024) dhe Planit të veprimit, Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga kryesuesi Arian Gashi, së bashku me anëtarët e këtij Komisioni, prokurorët Arben Ismajli dhe Laura Pula, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, ku janë pritur në takim nga Kryeprokurori Ismet Ujkani dhe prokurorët e kësaj prokurorie.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me kryerjen e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat e ndryshme të kësaj prokurorie për trajtimin e këtyre lëndëve.

Gjithashtu, Komisioni shqyrtoi Raportin tremujor për periudhën janar-mars 2023, me ç’rast vlerësoi rezultatet e arritura në këtë prokurori, duke kërkuar që të vazhdojë angazhimi dhe përkushtimi për trajtimin e lëndëve të vitit 2022 edhe atyre të vitit 2023.