Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës

Prishtinë, 2 mars 2023  Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim pune drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), z, Ilir Murtezaj, si dhe përfaqësues të UNDP-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua lidhur me platformën për hetime penale mbi të dhënat inteligjente,  e cila do të jetë bazë e mirë për parandalimin dhe luftimit e të gjitha veprave penale që ndërlidhen me kompetencat e ATK-së.

Të dy bartësit e institucioneve u dakorduan që të vazhdojnë përpjekjet për intensifikimin dhe zhvillimin e mëtejmë të kësaj platforme. Për më tepër, ata u pajtuan që të zhvillohet edhe një takim i përbashkët me të gjitha institucionet e zbatimit te ligjit për të diskutuar hapat e mëtejmë në finalizimin dhe zbatimin e kësaj platforme.

Ky aktivitet mbështetet nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, projekti SAEK III, të financuar nga qeveria zvicerane dhe ajo suedeze.