Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Blerim Isufaj pret në takim Kryeprokurorin Vlademir Novoviç

Prishtinë, 28 shkurt 2023Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, së bashku me U.D. Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, kanë pritur sot në takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, Vlademir Novoviç së bashku me shefin e stafit të kësaj prokurorie, Milan Dakic.

Kryeprokurori Isufaj, e ka njoftuar Kryeprokurorin Novoviç, për funksionimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në realizimin e misionit të tyre për sundim të ligjit, duke theksuar se sfidë kryesore e Prokurorisë Speciale mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimit ndërkufitar, krimeve të luftës dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të kësaj prokurorie.

Gjithashtu, të pranishmit kanë diskutuar edhe për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të dy prokurorive përkatëse, për luftimin efikas të krimeve, të cilat kryhen në dy shtetet përkatëse.

Po ashtu, bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin që ekziston në mes të prokurorive të këtyre dy vendeve, duke theksuar dhe shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit, sidomos në luftimin e krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe terrorizmit.