Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë

Prishtinë, 9 shkurt 2023 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi ka pritur në takim pune ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot, të shoqëruar nga Këshilltari i Dytë, Xavier Rouard.

Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për çështje që ndërlidhen me sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës, konkretisht për bashkëpunimin dhe për mbështetjen që jep shteti i Francës për sistemin prokurorial të vendit tonë.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka falënderuar ambasadorin Guérot për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Francës ka dhënë për institucionin e Prokurorit te Shtetit.