Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Admir Shala, drejtuar familjes së avokatit të ndjerë, z. Hajrip Krasniqi

Prizren, 11 janar 2023

 

E nderuara familje Krasniqi,

 

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, avokatit z. Hajrip Krasniqi.

Më lejoni që në emrin tim, dhe në emër të prokurorëve dhe stafit mbështetës të Prokurorisë Themelore në Prizren, të ju shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për ju si familje, dhe për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e avokatit Krasniqi

Kujtojmë se avokati z.Hajrip Krasniqi ishte shembull, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucioneve të drejtësisë dhe vendit.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!