Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

AKTAKUZË KUNDËR G.Z PËR VEPRËN PENALE MASHTRIMI

Prishtinë, 21 dhjetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale G.Z.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri G.Z., me veprimet e tij përmes rrjeteve sociale me dashje, me dijeni dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka mashtruar të dëmtuarën A.K.L shtetase e Gjermanisë.

Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga nenin 323 paragrafi 1 të KPRK-së.