Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

MBAHET TESTI ME SHKRIM PËR REKRUTIMIN E 22 PROKURORËVE TË RINJ TË SHTETIT

Prishtinë, 29 tetor 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës organizoi mbajtjen e Testit me Shkrim për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të Shtetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.​

Në kuadër të këtij procesi morën pjesë dyqindetridhjetetetë (238) kandidatë, prej të cilëve pesë (5) nga komunitet joshumicë dhe nëntëdhjetetre (93) kandidatë të gjinisë femërore.

Fillimisht, në prani të monitoruesve, sot, në ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit hartoi Testin me Shkrim për kandidatët.

Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokuroial të Kosovës, Jetish Maloku, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni, mbikëqyri rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit  me Shkrim.