Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

ME URDHËR TË PROKURORISË SPECIALE NDALOHET NJË PERSON I DYSHUAR PËR KRIME LUFTE

Prishtinë, 18 tetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se në Budapest të  Hungarisë, sipas Urdhër arrestit Ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me  krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.