Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim për të pandehurin për sulm seksual ndaj një të miture

Prishtinë, 28 korrik 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, më 27 korrik 2022, Prokurori i Shtetit nga Departamenti për të Mitur, ka ndaluar personin me inicialet H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Sulmi seksual”, të paraparë sipas KPRK-së.

Po ashtu, sot nga Prokurori i Shtetit është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente, për veprën penale të lartcekur.

Ndaj këtij rasti, prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.