Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

NJOFTIM NGA KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

Prishtinë, 15 korrik 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton opinionin publik se ka hapur dëgjim publik lidhur me draft-Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe për draft-Rregulloren për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se është në fazën e draftit përfundimtar të draft-Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe të draft-Rregullores për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Andaj, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit, nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit, Këshilli Prokurorial fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e këtyre dy draft-Rregulloreve deri më datë 29 korrik 2022.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: info.kpk@rks-psh.org

Gjithashtu, bashkangjitur gjeni linkun ku mund ti gjeni të publikuara dy Draft-Rregulloret në fjalë https://prokuroria-rks.org/degjim-publik