Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni mbikëqyrës për lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike vizitoi Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Prishtinë, 25 maj 2022 - Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Me këtë rast, në kuadër të angazhimeve për zbatimin e Strategjisë së sistemit prokurorial 2022-2024 dhe Planit të veprimit, në këtë takim janë diskutuar lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimi që iu bëhet atyre dhe sfidat që ndërlidhen me këtë prokurori.

Në përfundim të takimit është kërkuar të ketë angazhim të shtuar nga kjo prokurori për trajtimin e këtyre lëndëve.