Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takim i njësive organizative të SKPK-së, në fokus procesi i hartimit të akteve nënligjore për administratën

Prishtinë, 24 maj 2022  - Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Valdrin Krasniqi, mbajti një takim pune me udhëheqësit e njësive organizative të SKPK-së.

Me ketë rast është diskutuar për proceset aktuale të punës dhe koordinimin e tyre në përputhje me zhvillimet dhe orientimet e planifikuara në planet e punës.

U.D. Drejtori i SKPK-së kërkoi përkushtim dhe angazhim të shtuar të resorëve administrativë dhe njëkohësisht informoi udhëheqësit e njësive organizative për procesin e hartimit të akteve nënligjore, që kanë për qëllim riorganizimin e administratës së sistemit prokurorial të Kosovës.

Në përmbyllje të këtij takimi, u tha se në fokus është avancimi i punës ekipore, me ç’rast nuk do të mungojë përpjekja e vazhdueshme për avancimin dhe standardizimin e proceseve të punës.