Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

NJOFTIM PËR MEDIA

Prizren, 28 prill 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar i dyshuari F.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve.

I dyshuari F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me procedura të mëtejme hetimore.