Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Këshilli Prokuroril i Kosovës, cakton U.D Kryeprokurorin e Shtetit

Prishtinë, 21 prill 2022- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i kryesuar nga Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 214-të, me ç’rast shqyrtoi dhe miratoi pikën e vetme të rendit të ditës për caktimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pasi që Kryeprokurori aktual, Aleksandër Lumezi, ka përfunduar mandatin prej shtatë (7) vjetësh.

Anëtarja e KPK-së, Bedrie Alshiqi, propozoi që për Ushtrues të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të vazhdojë Kryeprokurori aktual, Aleksandër Lumezi, mirëpo këtë propozim i njëjti e refuzoi, duke hapur mundësinë që të propozohet një prokuror tjetër.

Pas kësaj, anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli, propozoi që për Ushtrues të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Anëtarët e KPK-së, me dhjetë (10) vota caktuan Besim Kelmendin për Ushtrues të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.