Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i KPK-së priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës

Prishtinë, 31 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Drejtoreshën e Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovë, Sarah Olmstead dhe Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës, Petrit Selimi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i  kërkesës për mbështetje në financimin e projekteve, që ndërlidhen me fushën e teknologjisë informative nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës.

Gjithashtu, me këtë rast, u prezantuan edhe projektet e sistemit prokurorial, me theks të veçantë ato që kanë të bëjnë me qasjen e publikut në të dhënat statistikore të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe qasjen e personave të autorizuar në informacionet për lëndët që janë në proces.

Po ashtu, përfaqësuesit e Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës, shprehën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për të mbështetur sistemin prokurorial me anë të financimit dhe implementimit të projekteve të teknologjisë informative, sidomos të atyre që ndërlidhen me transparencën publike.