Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 25 mars 2022 - Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast diskutoi pikat e parapara me rendin e ditës.

Në takimin e sotëm, ky Komision diskutoi Raportin për ngarkesën me lëndë të prokurorive dhe numrin e nevojshëm të prokurorëve në prokuroritë themelore, në të cilin paraqiten të dhënat për numrin e prokurorëve në secilin departament të secilës prokurori themelore, të ngarkuar më lëndë gjatë vitit 2021, numrin e lëndëve në punë, numrin e lëndëve të pranuara, numrin e lëndëve të zgjidhura dhe numrin e lëndëve të mbetura të pazgjidhura në fund të vitit 2021.

Po ashtu, para anëtarëve të Komisionit u prezantua edhe Raporti i monitorimit të zbatimit të SMIL-it në Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, me ç’rast u diskutua mënyra e zbatimit, kontrollit të përdorimit të SMIL-it dhe kualiteti i të dhënave.