Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 22 mars 2021 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin janë diskutuar pikat e parapara me agjendë.

Gjatë takimit të sotëm, Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel ka diskutuar për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2023-2025.

Po ashtu, gjatë këtij takimi janë shqyrtuar kërkesat e sistemit prokurorial për pozitat shtesë të personelit, si dhe projektet kapitale.