Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 1 dhjetor 2021 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin janë diskutuar pikat e parapara me agjendë.

Si pikë të parë të këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel kanë shqyrtuar shpenzimet  në mënyrë përmbledhëse për secilën kategori ekonomike të buxhetit në secilin program buxhetor të KPK-së, me fokus te veçantë në shpenzimet kapitale për vitin 2021.

Në detaje Komisioni është njoftuar në lidhje me zbatimin e projekteve kapitale dhe sfidat gjatë këtij viti dhe me këtë rast ka aprovuar ndryshimet që duhet të bëhen deri në fund  të vitit në buxhetin e KPK-së.

Në vazhdim të takimit, anëtarët e komisionit kanë shqyrtuar dy kërkesa, një kërkesë për kujdestaritë nëpër prokurori dhe një kërkesë të Departamentit për Teknologji Informative.