Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Analizohet realizimi i Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Prishtinë, 19 nëntor 2021 – Grupi punues për organizimin e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit ka mbajtur takim për të analizuar ecurinë e kësaj jave.

Kryesuesi i këtij grupi, Basri Kastrati, ka thënë se qëllimi i këtij takimi është të analizohen aktivitetet apo edhe lëshimet eventuale, të bëra gjatë Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit.

Gjatë takimit, u diskutua se si të veprohet në të ardhmen dhe çfarë duhet të bëhet edhe më mirë për të dërguar mesazhin e duhur që viktimat e krimit të trajtohen me prioritet dhe pa vonesa, por edhe të bëhet një sensibilizim më i madh i opinionit të gjerë.