Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Sqarim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës

Prishtinë, 18 nëntor 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) sqaron se vendimi i cili obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e tyre të drejtpërdrejtë, përkatësisht Kryeprokurorin e Shtetit dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, lidhur me komunikimin me përfaqësuesit e pushteteve të tjera, ka për qëllim respektimin e plotë të hierarkisë institucionale dhe funksionimin e sistemit prokurorial në mënyrë sa më të koordinuar dhe efikase. 

Për hir të informimit të drejtë dhe të saktë, ky vendim nuk e kufizon apo ndalon komunikimin me pushtetet e tjera, mirëpo vetëm obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e drejtpërdrejtë për çdo komunikim dhe takim që zhvillojnë me përfaqësuesit e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare.