Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Grupit punues ka hartuar draftin e parë të Rregullores për zgjedhjen e drejtorit të SKPK-së dhe NJSHPP-së

Prishtinë, 5 nëntor 2021 – Grupi punues për hartimin e draftit të Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Drejtorit të SKPK-së dhe të NJSHPP-së, i udhëhequr nga prokurori i PSRK-së, Naim Abazi, ka mbajtur takim e radhës, në të cilin takim përveç grupit punues kanë marrë pjesë partnerët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesi i Grupit për Studime Juridike dhe Politike. 

Më këtë takim është punuar në draftin fillestar të Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit të SKPK-së dhe NJSHPP-së, ku gjatë punës me komente të tyre kanë marrë pjesë edhe partnerët ndërkombëtar dhe shoqëria civile.

Në përfundim këtij të takimi, Kryesuesi i grupit punues i falënderoi pjesëmarrësit për kontributin në draftimin e këtij akti, ku i njëjti do të procedohet në Komisionin për Çështje Normative të KPK-së.