Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Strategjia për sundimin e ligjit, në fokus të takimit të Kryesuesit Maloku dhe Ministres Haxhiu

Prishtinë, 9 shtator 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe ai i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, janë pritur në takim nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me zbatimin e Strategjisë për sundimin e ligjit. Ndër të tjera, në takim është diskutuar për Komitetin Drejtues të Strategjisë, sipas përbërjes që përcakton Strategjia, si dhe për çështje të tjera, të cilat rrjedhin nga zbatimi i saj.

Ministrja Haxhiu, shprehu vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e objektivave të përbashkëta, të cilat dalin nga Strategjia për sundimin e ligjit dhe Plani i veprimit të strategjisë, si pjesë e reformës së rëndësishme në drejtësi.

Në anën tjetër, të dy kryesuesit, u shprehën të gatshëm për koordinim drejt aktivizimit të Komitetit Drejtues të Strategjisë dhe zbatimin e Strategjisë dhe Planit të veprimit sipas kompetencave përkatëse.