Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i përbashkët i Komisionit për Çështje Normative dhe Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 31 gusht 2021 – Anëtarët e dy komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK): Komisionit për Çështje Normative dhe Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, mbajtën një takim të përbashkët, në të cilin ishte në fokus trajtimi i disa kërkesave të ndryshme.

Nga takimin e fundit të Këshillit Prokurorial të Kosovës është marrë vendim që Komisioni për Çështje Normative dhe Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel të trajtojë kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për shtesa në pagë për prokurorët e Njësitit Kundër Korrupsionit të kësaj prokurorie.

Gjithashtu, gjatë këtij takim të përbashkët është diskutuar edhe angazhimi i ekspertëve gjyqësorë dhe kompensimi i tyre dhe është shqyrtuar kërkesa e Odës së Avokatëve të Kosovës për ngritjen e tarifave të përfaqësimit, me ç’rast u tha se kjo kërkesë do të trajtohet në koordinim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.