Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Finalizohet drafti i Rregullores për transferimin dhe avancimin e prokurorëve

Prishtinë, 25 gusht 2021 – Drafti i Rregullores për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit ishte në fokus edhe të takimit të sotëm të Komisionit për Çështje Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili u kryesua nga prokurori Armend Zenelaj.

Anëtarët e këtij Komisioni, partnerët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët ofruan mbështetje të vazhdueshme me anë të komenteve të tyre, shqyrtuan çështjet procedurale të këtij akti normativ të rëndësishëm të KPK-së, të cilat qartësojnë çështjet e transferimit dhe avancimit të prokurorëve të shtetit.    

Ky ishte takimi përfundimtar i Komisionit për Çështje Normative lidhur me finalizimin e rregullores së lartcekur, i cili pas rishikimit do ta dërgojë draftin final për shqyrtim dhe miratim në një nga takimet e radhës së Këshillit Prokurorial.