Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Prokurorinë Themelore në Gjakovë


Gjakovë, 06 gusht 2021 – Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit publik “Hasan Prishtina” dhe universiteteve private, sot, kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Gjakovëj dhe janë pritur në takim nga kryeprokurori Ramiz Buzhala, vizitë kjo e organizuar nga ‘’Lëvizja FOL’’, në kuadër të projektit “Sektori i Drejtësisë në Kosovë- i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent. 

Në këtë takim, Kryeprokurori Buzhala i njoftoi studentët lidhur me mënyrën e funksionimit, strukturën organizative, punën e prokurorit, sfidat dhe të arriturat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite, studentët diskutuan dhe parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me punën e Prokurorit të Shtetit .

Në fund të këtij takimi, Kryeprokurori Buzhala, falenderoi studentët për vizitën në prokurori, si dhe, inkurajoi ata që të punojnë  rreth ambicieve të tyre, që në të ardhmen, të mund të kontribuojnë në fushën e sistemit të drejtësisë.