Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i tretë i Komitetit Drejtues të projektit EUKOJUST

Prishtinë, 26 korrik 2021– Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, sot ka kryesuar takimin e tretë të Komitetit Drejtues të projektit EUKOJUST.

Në fillim të takimit Kryesuesi Maloku falënderoi përfaqësuesit e projektit dhe të gjithë akterët e përfshirë në realizimin e aktiviteteve të deritanishme duke theksuar aktivitetet kryesore që janë zhvilluar në kuadër të këtij projekti në mbështetje të sistemit prokurorial gjatë këtij tremujori.

Takimi ka vazhduar më miratimin e Raportit të parë tremujor për realizimin e aktiviteteve të projektit ndërsa është prezantuar raporti i dytë tremujor për periudhën prill – qershor 2021.

Projekti EUKOJUST mbështet sistemin e drejtësisë, financohet nga Bashkimi Evropian, dhe implementohet nga konsorciumi mes IRZ (Gjermani), CILC (Holandë) dhe Ministria e Drejtësisë e Kroacisë dhe ka për qëllim kryesor reformimin e sistemit të drejtësisë në linjë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.