Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vrasje e rëndë në komunën e Vitisë

Gjilan, 13 Korrik 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari E.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.