Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

MBAHET TAKIMI I PARË PËR TRAJTMIN E RASTEVE TË TRAFIKIMIT ME QENIE NJERËZORE


Ferizaj, 01 Korrik 2021 – Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, znj. Sebahate Sinani, njëherësh edhe kordinatore e rasteve kundër trafikimit me qenie njerëzore, sot, ka mbajtur takim në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, me përfaqësues të Ambasadës Amerikane, përfaqësues nga policia, konkretisht Njësiti kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ferizaj, përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, përfaqësues të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëvë “Shtëpia ime”- Ferizaj, z.Agim Kuka- prokuror për të Mitur, si dhe zyrtarin nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave në Ferizaj.


Ky takim u mbajt me qëllim të krijimit të një grupi apo task force për trajtimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore.
Gjatë këtij takimi nga të gjithë të pranishmit, u diskutua lidhur me sfidat që paraqiten gjatë trajtimit të rasteve të kësaj natyre dhe si të veprohet në zgjidhjen e tyre.
Po ashtu,u diskutua  edhe rreth bashkëpunimit mes këtyre institucioneve me qëllim të bashkërendimit të veprimeve në të ardhmen.

Krejt në fund, prokurorja znj.Sebahate Sinani, shprehi gatishmërinë e saj që të ndihmoj çdo herë në këto raste sa i përket anës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, si dhe, të gjithë të pranishmit u koordinuan që tash e tutje këto takime të kësaj natyre të mbahen me rregull çdo 3 muaj.