Komisioni për Administrimin e Prokurorive zhvilloi takimin e radhës
Prishtinë, 26 maj 2021 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i udhëhequr nga Kryesuesi, prokurori Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës.
Në fillim të takimit, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar për harmonizimin e regjistrave të lëndëve në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, këto diskutime kanë ardhur pas raportimit të Drejtorit të Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa, lidhur me këto regjistra.
Me tej, udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative, Nexhat Haziri, para anëtarëve të Komisionit ka prezantuar gjendjen e teknologjisë informative dhe pajisjeve të nevojshme për zbatimin e SMIL-it në të gjitha prokuroritë.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Administrimin e Prokurorive kanë diskutuar për raportet e prokurorive lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID -19 dhe zbatimin e Planit për menaxhimin e krizave në sistemin prokurorial.