Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet avancimi i ndërlidhjes për shkëmbimin elektronik të të dhënave

Prishtinë, 17 maj 2021 - Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh Kryesues i Komisionit për Administrim të Prokurorive, Veton Shabani, është pritur në takim nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Temë e diskutimit ishte avancimi i ndërlidhjes për shkëmbimin elektronik të të dhënave në relacionet në mes të prokurorive dhe policisë.

Në ketë takim, u tha se shkëmbimi i plotë i të dhënave në mes të prokurorisë dhe policisë ka sjellë përfitime shumë të mëdha për të dyja institucionet, prandaj avancimi i sistemeve është prioritet i përbashkët.

Në fund të takimit është konstatuar se është e nevojshme që për module të caktuara të sistemeve elektronike të ketë avancim të shkëmbimit të të dhënave, me qëllim të arritjes së plotë të digjitalizimit të procesit të punës.

Nga muaji shkurt 2020 ka filluar së zbatuari shkëmbimi elektronik i të dhënave në mes të prokurorive dhe policisë.