Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ndalohet edhe një person lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’


Gjilan, 22 Prill 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të pandehurin V.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri V.B., dyshohet se gjatë vitit 2020, në mënyrë ilegale ka zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në kazinon e quajtur ‘’Admiral’’, në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës.

I njëjti me vendim të prokurores së rastit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan.