Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA


Prishtinë, 14 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas pranimit të informatës nga policia për dy persona të pa jetë në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, prokurori kujdestar i këtij departamenti menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar dy trupa të pajetë, njëri person i gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe një armë.

Sipas dyshimeve fillestare, personi i gjinisë mashkullore fillimisht ka privuar nga jeta personin e gjinisë femërore, e më pas ka kryer vetëvrasje.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.