Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel mban takimin konstituiv

Prishtinë, 10 mars 2021 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja Ariana Shajkovci, në përbërjen e të cilit janë edhe Prokurorja Bedrije Syla-Alshiqi dhe Prokurori Haki Geci, ka mbajtur takimin e parë konstituiv, në të cilin kanë marrë pjesë Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë të Sekretariatit.

Në takimin e parë të këtij komisioni me përbërje të re janë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me planet, objektivat dhe mandatit e vet.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel janë njoftuar me planifikimin e buxhetit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2021.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua për plotësimin dhe ndryshimin e Planit të personelit për vitin 2021 dhe për implikimet eventuale buxhetore të këtij plani.