Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi drejtuar familjes Krasniqi, me rastin e vdekjes së z. Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

E nderuara familje Krasniqi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Prokurorit të Shtetit, z. Enver Krasniqi.

Largimi i z. Enver Krasniqit nga kjo botë papritmas nuk është humbje vetëm për familjen Tuaj, por përgjithësisht edhe për sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Me këtë rast, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës t’ju shpreh dhimbjen e madhe dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e Prokurorit Krasniqi.   

Prokurori Enver Krasniqi ishte shembull i vlerave të larta njerëzore dhe ndershmërisë, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!


Sinqerisht i Juaji,
Jetish Maloku
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës