Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi konstituiv i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 3 mars 2021 – Komisioni për Çështje Normative, i udhëhequr nga kryesuesi Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e parë konstituiv, në të cilin kanë marrë pjesë anëtarët Bahri Hyseni dhe Ilir Morina dhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqi.

Rrjedhimisht, ky organ normativ i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka shqyrtuar një sërë prioritetesh, përfshirë realizimin e aktiviteteve përgjatë vitit 2020 dhe, në këtë kontekst, edhe objektivat e Planit të punës për vitin 2021, në përputhje me aktet e planifikuara të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.    

Pjesëmarrësit e këtij takimi theksuan se do të jenë të përkushtuar dhe do të angazhohen maksimalisht për identifikimin dhe arritjen e objektivave institucionale për vitin 2021.